Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi krahason Smog-un e Prishtinës me atë të Britanisë të vitit ‘52

Analisti Albert Krasniqi ka krahasuar gjendjen aktuale të ajrit në Prishtinë, me atë të Britanisë së Madhe të vitit 1952, e njohur si “The Great Smog”.

Kjo ndotje e ajrit në Londër zgjati nga 5 dhjetori i atij viti deri më 9 dhjetor, ku mbetën të vdekur 4 mijë njerëz e mbi 100 mijë të tjerë u sëmurën.

Edhe pse atë kohë Winston Churchill ishte i bindur që kjo do të kalonte, megjithatë ishte në prag të shkarkimit.

Krasniqi ka kujtuar se pas kësaj ngjarje Britania e Madhe ka miratuar një ligj të veçantë vetëm për të siguruar ajër të pastër, e ka thënë se në Prishtinë këtë përgjegjësi askush nuk po e merr e madje as nuk po bëhet diçka për përmirësimin e cilësisë së ajrit, transmeton Koha.net.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

Krahas të qenurit populli më optimist, ne meritojmë të quhemi edhe populli më i durueshëm!

Edhe IKSHPK-ja këshillon personat e ndjeshëm me shëndet për shkak të ndotjes së ajrit Arbëri IKSHPK-ja këshillon personat e ndjeshëm me shëndet për shkak të ndotjes së ajrit

Kur në Londër për pesë ditë ka ndodhur ndotja më e madhe e ajrit (the Great Smog of 1952), Kryeministri Churchill, hero i luftës, ka qenë në prag të shkarkimit.

Pas kësaj ngjarje, Britania e Madhe ka miratuar edhe një ligj te veçantë për të siguruar ajër më të pastër.

Tek ne, përveç që askush nuk jep përgjegjësi e nuk ndërmerr asnjë masë me përmirësua cilësinë e ajrit, edhe pas fatkeqësive vazhdohet thuajse nuk ka ndodhur asgjë. E ato vazhdojnë të na përsëriten e përsëriten vazhdimisht.