Demokraci Plus ka prezantuar raportin e monitorimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Albert Krasniqi ka thënë se raporti shqyrton vendimet dhe praktikën e OSHP-së për të vlerësuar masat që janë marrë dhe sa ka qenë e paanshme OSHP-ja.
“Kemi gjetur dhjetëra vendime që nuk janë konsistente ku OSHP-ja nuk ka aplikuar standardin e njëjtë. Përveç identifikimit të fushave që ne kemi vlerësuar ku duhet të ketë progres kemi vënë më pah edhe fushat ku ka pasur progres. Kemi dhënë 10 rekomandime për të cilat ne vlerësojmë të përmirësojmë vendimmarrjen e OSHP-së”, ka thënë ai.
Afërdita Mekuli ka thënë se rëndësia e OSHP-së është vërejtur së fundmi kur kjo e fundit pati mbetur pa bord.
“Ky raport që do të prezantohet tregon shumë aspekte ku OSHP duhet të punoj që të ketë progres. Ne disa vite me radhë jemi angazhuar duke monitoruar punën e OSHP-së. Që vendimet të jenë më konsistente më transparente dhe më të qasshme për publikun”, ka thënë ajo.
Edhe
OSHP-ja “legjitimon” moszbatimin e vendimeve të saj
Agon Hysaj ka thënë se kanë gjetur që OSHP-ja ka një rol goxha kritik në mosefikasitetin e prokurimit publik.
“OSHP të mos i aprovojë ankesat pjesërisht, për një çështje të caktuar të vendosë njëjtë. Të bëj matjen e performancës dhe cilësisë së punës së ekspertëve për të siguruar profesionalizëm dhe paanshmëri. Të bëhet matja e cilësisë të së cilit ekspert. Të trajtojë me kujdes pretendimet për tenderë jonormalisht të ulët dhe të marrë vendim të njëjtë. Ti kushtojë vëmendje më të madhe zbatimit të vendimeve”, ka thënë ai.
-
Demokraci Plus: Vetëm 122 nga 367 vendimet e OSHP-së u morën brenda afatit ligjor
-
Hoti: Prokurimi publik me bllokadë dhe tejkalim të afateve ligjore në shqyrtim të lëndëve
-
Ilazi: Raporti i Progresit rekomandon që t’i jepet më shumë pavarësi OSHP-së
-
176 ankesa të kompanive u refuzuan pa u shqyrtuar si pasojë e mungesës së Bordit të OSHP-së