Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, i është përgjigjur sekretarit të përgjithshëm ët LDK-së, Ismet Beqiri, që gjatë ditës ka thënë se pjesë e marrëveshjes është edhe fakti se nuk do të përkrahen mocionet e mosbesimit ndaj Qeverisë.
në “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se kur u formua Qeveria dhe kur u zgjodh kryeparlamentari në bazë të marrëveshjes PDK-LDK, kishte deputetë të kësaj të fundit që nuk e votuan.
“Shumë deputetë të LDK-së nuk e kanë votuar as Qeverinë, as Kadri Veselin kryeparlamentar apo Mustafën kryeministër”, ka thënë Krasniqi.
“Mendoj se e di goxha shumë marrëveshjen, sepse kam qenë i përfshirë edhe në hartimin saj edhe në atë të programit qeverisës. Nuk dua të keqkuptohem dhe të merret kjo si qëndrim i PDK-së sepse ende nuk kemi, por edhe marrëveshja edhe programi nuk janë të finalizuara. Kemi shumë pjesë të programit që nuk janë arritur dhe unë mendoj se gjithmonë ekziston mundësia për të pasur rifreskim të marrëveshjeve”, ka thënë Kransiqi.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Qeverinë e Mustafës ka thënë se PDK-ja nuk ka ende ndonjë vendim, kur ka folur për takimin që ka pasur sot Kryesia e kësaj partie.
“Aty ka pasur një njoftim në lidhje me mocionin dhe përmbushjen e kushteve, kjo ishte para mbledhjes së kryesisë së Kuvendit që mori vendimin për mbajtjen e seancës. Deputetët vendosin në mënyrë të pavarur dhe kjo është vlera e demokracisë që iu jep deputetëve mundësinë që t’i kenë qëndrimet e veta, sidomos prej vitit 2007 e këndej kur i kemi hapur listat”, ka thënë Krasniqi.