Aktivisti i nismës për pajtimin e gjaqeve, Riza Krasniqi në Rubikon të KTV-së foli rreth pajtimit të parë, e që ndodhi rreth 27 vjet më parë.
Ai tregon se si bashkë me Ramiz Kelmendin kishin shkuar te një familje e cila mendonte se do të falte lehtë. Mirëpo të njëjtën përshtypje nuk e kishin kur shkuan aty edhe pas tri javësh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tregon se si disa pleq ndonëse zotoheshin se i donin të mirën familjes, realisht nuk tregoheshin shumë pozitivë.
Në këtë rast ata kishin thënë se i ndjeri nuk e kishte merituar të vritej nga shqiptarët pasi ishte patriot.
“Faleni ju këtë rast, faleni këtë djalë mos ta falë gjakun”, kishin thënë ata.
Pas këtyre fjalëve, djali e kishte të vështirë, thotë Krasniqi ta falte gjakun e babait.
“Djali i mirë, ti mund të jesh djali im, sot është 24 marsi, sot bëhen 44 vjet që unë kam ra në burg, kam qenë shumë i ri për çështje kombëtare, e çështjen kombëtare ma ka mësuar babai im. Më ka mësuar se duhet me dashtë Shqipërinë se as 16 vjet s’i kam pas”, citon Krasniqi fjalët e profesor Ramiz Kelmendi.
Tutje Krasniqi tregoi se si Kelmendi e kishte bindur djalin ta falte gjakun duke i treguar historinë e tij të jetës.
Tregon se si Kelmendi i kishte treguar babait se nuk e kishte marrë bursën por ai nuk e kishte ditur se çfarë është ajo.
Babai i kishte thënë Kelmendit se do ta shisnin kalin me të cilin e siguronin ushqimin për ta shkolluar djalin.