Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi: Fitimi më i madh në bujqësi është në pemishte

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, në “Puls” të KTV-së, ka shprehur bindjen se shumica e sipërfaqeve të tokave bujqësore vazhdon të mbillet me drithëra, derisa më profitabile janë pemishtet.

“Po rriten për çdo vit sipërfaqet me pemishte. Për shembull, një hektar me mollë përfitimi bashkë me subvencionin e ministrisë prej 400 euro fitimi është deri në 4700 euro. Përfitimi me kamomil është 1500 euro, kurse fitimi nga mjedra është shumë më i madh”, ka thënë Krasniqi.