Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e sheh padrejtësi ndaj votës së qytetarit nëse koalicioni PAN shkon në opozitë. Krijimi i qeverisë do të bëhet nga po ky koalicion dhe më udhëheqje nga kandidati i tyre për kryeministër, Ramush Haradinaj.
“Askush nuk mund të krijojë qeveri pa u marrë vesh me neve”, theksoi Krasniqi në Rubikon të KTV-së .
“E kemi marrë seriozisht dhe duhet edhe pak kohë për me trajtu në mënyrën ma të mirë të mundshme mesazhin e votuesve të Kosovës. Vota për ndryshim nuk është edhe aq e madhe, është 27% sepse LDK nuk është votë për ndryshim, ajo ka qenë në qeverisje”.
“LDK nuk është ndryshimi. Në fakt ne jemi ndryshimi përnjëmend. Me gjithë respektin për secilën votë, nuk është votë për ndryshim”
“Pa koalicionin tonë dhe pa PDK-në nuk ka mundësi të ketë ndonjë marrëveshje.
-
Krasniqi përjashton mundësinë që PDK-ja të jetë pjesë e Qeverisë së re, pa zgjedhje
-
Krasniqi: Kurti i do edhe disa ditë, por as në ëndrrat më të mira s’mund ta bëjë shumicën
-
Krasniqi: As Kurti e as kushdo tjetër s’i ka numrat për qeveri, do të kemi zgjedhje
-
Krasniqi: Rrugëdalja është e qartë, VV-ja duhet ta ndërrojë kandidaten
-
Krasniqi: Situata mund të ndryshojë nëse kryeministri e ministrat japin dorëheqje