Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi është shprehur se ata që luftuan për lirinë e Kosovës duhet të ndjehen krenarë.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka komentuar futjen në politikë të pjesëtareve të UÇK-së, duke thënë se ndihet mirë me profesionin e politikanit klandestin, siç ai e quan vetën.
Postimi i Krasniqit:
Ata të pushkës çlirimtare te ndjehen mirë! Pas luftës, pasi e formuam Partinë e Progresit Demokratik (më vonë PDK-në), në selinë e partisë pat ardhur një gazetar i huaj. Nuk me kujtohet se nga cili vend ishte, por me kujtohet pyetja e parë që ma bëri: Si po e ndien veten pas kalimit nga shinjelli i ushtarakut në atë të politikanit? Përgjigjja ime ishte: Unë jam kthyer në shinjellin që e lashë para Luftës Çlirimtare, u riktheva në shinjellin që më rri më mirë, në atë të politikanit! Nuk e di si ndjehen të tjerët kur i ndërrojnë profesionet, por dua të them se, me profesionet që i kam zgjedhur vet (pa votën e askujt), vazhdoj të ndjehem më shumë se mirë. Kështu ndjehem me profesionin e mësuesit e më vonë të profesorit, të cilët i ushtrova vetëm pak vite. Ndjehem fortë mirë me profesionin e politikanit klandestin ( si anëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirim) dhe vazhdoj të ndjehem shumë krenar me detyrën e zëdhënësit të SHP të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dhe secili që ka qenë pjesëtarë i UÇK-së, me armë apo pa armë duhet të njihet më shumë se mirë. Vetëm në rrethana të tilla të vështira, njerëzit e tregojnë integritetin e tyre. Integriteti gjithnjë e ka çmimin e lartë, pasi integritet ka aty ku shkalla e rrezikshmërisë është e lartë! Edhe sot pas 18 viteve e më shumë pas luftës çlirimtare, Ata të pushkëve duhet të ndihem më shumë se krenarë! Të tjerët e dinë vet!
-
Krasniqi: 16 shtatori do të dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
-
Krasniqi: Përballja me vetveten e skenës politike kosovare, e pakuptimtë
-
Krasniqi: Nuk është problem kush po e kërkon respektimin e ligjit, por a është shkelur dhe pse
-
Thaçi: Çmoj gatishmërinë e Krasniqit dhe të tjerëve për bashkëpunim me drejtësinë
-
Krasniqi: UÇK-ja e ka përfunduar misionin e saj fisnik, lëne rehat