Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi ankohet se në seancë nuk po respektohet pika e rendit të ditës

Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, ka akuzuar opozitën në Kuvend për shantazh, derisa ka thënë se deputetët opozitarë po e shfrytëzojnë foltoren për të tjera çështje dhe nuk po respektojnë pikën për të cilën është thirrur seanca.

Krasniqi tha se seanca është thirrur për të diskutuar programin qeverisës, e jo për siç tha ai, shantazhe për të mos votuar marrëveshje që janë në të mirën e vendit.

“E shantazhuan qytetarin e Kosovës që në traditën që pozitë e opozitë që kemi pasur kur është dashur të votohen çështje për të mirën e përbashkët, këta thanë se kanë më votu kundër një programi të BE-së duke refuzuar 71 milionë”, tha Krasniqi.