Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kraja: Demokracia “stoli” në Shqipëri, Serbi, Hungari e Turqi

Mehmet Kraja, ASHAK, Prill 2022

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), Mehmet Kraja, deklaroi se demokracia në Kosovë është më e zhvilluar se në Shqipëri, në Serbi, Hungari e Turqi.

Ai tha se Shqipëria është në mesin e shteteve që zgjedhjet janë tip oligarkësh “që kur vendosen një herë në pushtet, vështirë se largohen”.

Kraja tha në DESK-un e KTV-së se liderët e këtyre shteteve krijojnë instrumente të ndryshme për ta mbajtur pushtetin me çdo kusht.

“Për fitoren e Vuçiqit të gjithë e kemi ditur. Janë tip oligarkësh që kur vendosen një herë në pushtet, vështirë që largohen. Krijojnë instrumente të vazhdueshme. Formalisht i respektojnë zgjedhjet e lira, por kanë krijuar instrumente që nuk ndryshon asgjë në këtë drejtim. Nuk është kjo vetëm me Serbinë, ka edhe vende të tjera”, tha Kraja.

“Vështirë do ta ketë Shqipëria të mos fitojë Edi Rama. E di se ka mbështetës të vet edhe këtu, është e drejtë e Shqipërisë të zgjedhë kë dëshirojë, por (Rama v.j.) ka bërë shumë gjëra që i krijoi një mundësi vetes, siç është manipulimi i medias dhe shkatërrimi i opozitës. Janë dy veprime që i ka bërë në mënyrë shumë mjeshtërore. Tani le të përgatitet Rama edhe për mandatin e katërt”, shtoi Kraja.

Sipas tij, Serbia po e vazhdon diskriminimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, derisa përmendi detyrimin e shqiptarëve për t’u larguar si dhe heqjen e tyre nga listat zgjedhore.

Edhe Kraja: Rama ka qenë një nga mbështetësit e ndarjes së Kosovës Arbëri Kraja: Rama ka qenë një nga mbështetësit e ndarjes së Kosovës

“Ne, asgjë tjetër nuk besoj se kemi pasur mundësi të bëjmë, por është dashur në agjendat evropiane, në takimet e ndryshme të ngritët ky problem dhe në një farë forme të krijohet ideja e një reciprociteti, për trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në raport me serbët që trajtohen në Kosovë”, tha Kraja.

Ai theksoi se për serbët, kosovarët kujdesen që të mos iu mungojë asgjë.

“Natyrisht se Kushtetuta e kërkon këtë, në një kohë që në Serbi është një diskriminim i vazhdueshëm i shqiptarëve. Nuk janë as shqiptarët pa faj, veçmas kur mungon uniteti”, tha Kraja.