Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KQZ vendos për rinumërim të kutive sipas vendimit të PZAP-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin edhe të 117 kutive të votimit, sipas vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

PZAP ka kërkuar që të bëhet rinumërimi i pjesërishëm i kutive të votimit sa i përket votave të kandidatëve të subjekteve politike përkatëse, të cilët kanë parashtruar ankesat e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Anëtari i KQZ-së, Betim Gjoshi, kërkoi që rinumërimi të bëhet për gjithë kandidatët e jo vetëm një kandidati sikurse ka vendosur PZAP, sepse teknikisht është e pamundur të bëhet rinumërimi vetëm për një kandidat.

Anëtari tjetër i KQZ-së Adnan Rrustemi i ka quajtur të panevojshme vonesa në certifikimin e rezultateve. Rrustemi tha se aspekti i numërimit dhe rinumërimit është problem shqetësues për procesi n zgjedhor.

“E mira e kësaj pune është se do të kemi rinumërim të pjesshëm vetëm për votat e kandidatëve të subjektit politik në fjalë për secilin vendvotim që kjo të paktën do ta lehtësojë procesin e rinumërimit që sa më shpejt brenda kësaj situate që u bë kështu në kuptimin edhe publik e padurueshme të vonimit të shpalljes së rezultateve dhe çertifikimin e rezultateve përfundimtare. Megjithatë ky aspekti i numërimit dhe rinumërimit të kutive që njerëzit si rezultat qoftë i gabimeve të paqëllimshme, qoftë i ndërhyrjeve të qëllimshme në vendvotim, është një problem shqetësues i procesit zgjedhor. Nuk mund të tolerojmë të na përsëriten në vazhdimësi 400 deri në 500 kuti të rinumëruara, diku për shkak të trajtimit të dobët, diku për shkak të lodhjes së komisionarëve, diku për shkak të ndërhyrjeve. KQZ duhet ta ketë prioritet këtë, duhet të nxjerr mësime”, theksoi ai.

Kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, tregoi se QNR i ka bërë të gjitha përgatitjet që qysh nga sot të fillojë procesi i rinumërimit.

“QNR i ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar sot në orën 16:00 me procesin e rinumërimit të tyre sipas vendimeve të PZAP-së dhe vendimit të KQZ tash. Për këtë gjë janë njoftuar edhe përfaqësuesit e partive politike dhe vëzhguesit tjerë, pra është proces standard sikur që ka qenë me rinumërimin e kutive tjera. Shpresoj se brenda një ditë, do të punohet me kapacitete të plota dhe do të përfundojnë”, u shpreh ai.

Ndërsa Betim Gjoshi kërkoi nga sekretariati që t’i futë në databazë ata kryesues të cilët janë evidentuar që kanë bërë këto gabime .

“Unë kam pasur një rast që janë zgjedhjet e treta që i njëjti kryesues të njëjtëve kandidatë nuk ua qet votat, ua qet zero dhe tri herë me rinumërim ua kanë kthyer votat. Që shihet se ka edhe personale, dhe është hera e tretë që ka marr pjesë prapë i njëjti, që të mos na përsëritet një rast i tillë. Ka ndodhur në komunën e Ferizajt”, tha Gjoshi.

Gjithashtu, në vazhdim të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale 2017, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve emëroi anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për 38 komunat e Republikës së Kosovës.