Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohen dhe miratohen rekomandimet për decertifikimin e kandidatëve të cilët kanë bërë kërkesë për tërheqje nga listat e certifikuara të subjekteve politike.
Po ashtu, do të bëhet edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të kandidatëve, dhe rekomandimi për akreditimin e vëzhguesve për Zgjedhjet Lokale 2017.
Gjithashtu, do të diskutohet rreth shqyrtimit dhe miratimit të shpenzimeve për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2017.