Kryetarët e bashkive që kanë më 3 ose më shumë mandate do të mund të kandidojnë sërish për zgjedhjet vendore të programuara për t’u zhvilluar në 20 qershor.
Propozimi i bërë nga Partia Socialiste nuk mori votat që nevojiteshin, pasi kryetari i KQZ, Klement Zguri, votoi kundër, ndërkohë që propozimi kalonte nëse vetëm me shumicë të cilësuar votash.
Vendimi – i cili mund të ankimohet në kolegjin zgjedhor – i hap rrugë rikandidimit të kryebashkiakëve me 3 mandate, si Vangjush Dako në Durrës, Qazim Sejdini në Elbasan dhe Fiqiri Ismailit në Vorë.
Gjatë diskutimit në sallën e KQZ, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se ligji nuk mund të ketë fuqi prapavepruese dhe duke qenë se ai ka hyrë në fuqi në vitin 2015, prej aty nis edhe numërimi.
-
PS paralajmëron, në Shqipëri s'do të ketë më kryebashkiakë me mbi 3 mandate
-
Refuzohen ankesat e dy kandidatëve të PDK-së për rinumërim të votave brenda partisë
-
PZAP-ja refuzon ankesat e dy kandidatëve të PDK-së për rinumërim të votave brenda partisë
-
33 ish-kandidatë ngrejnë dyshime për keqpërdorime në zgjedhjet lokale, kërkojnë ndërhyrjen e Prokurorisë
-
KQZ-ja merr vendim që të gjitha votat të numërohen edhe një herë