Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës së nesërme të shpallë rezultatet përfundimtarë për raundin e dytë të zgjedhjet lokale, i cili është mbajtur më 19 nëntor.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezaj, ka bërë të ditur se tashmë do të bëhet futja e të dhënave nga numërimi dhe rinumërimi i sotëm dhe pastaj do të dilet me rezultate përfundimtare.
“Pas këtij procesi të sotëm në QNR do të bëhet futja e të dhënave nga ky numërim dhe rinumërim. Do të procedojmë tutje me shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave që është mbajtur më 19 nëntor. Po besojmë që KQZ-ja këto rezultate do t’i shpallë gjatë ditës së nesërme për që do të kemi një njoftim gjatë paradites së nesërme. Ky proces i rinumërimit dhe i numërimit është përmbyllur i paraparë për ditën e sotme është përmbyllur brenda pak orëve dhe në emër të KQZ-së dua të falënderoj të gjitha mediat të cilat përcjellën nga afër këtë proces”, tha ai, raporton KP.
Ai tha se pas shpalljes së rezultateve përfundimtare është afati 24 orësh i subjekteve politike për të paraqitur ankesat e tyre në PZAP.
-
Nesër pritet që KQZ-ja t'i shpallë rezultatet përfundimtare të rundit të dytë
-
KQZ-ja do t’i shpallë brenda pak ditësh rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve
-
KQZ-ja fton mbledhje për t’i shpallur nesër rezultatet përfundimtare, Cakolli thotë se s’ka të drejtë
-
KQZ-ja pret që rezultatet përfundimtare të shpallen brenda 10 ditësh
-
Radoniqi: Brenda javës do të përfundojë në tërësi procesi i numërimit