KQZ njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve.
- Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;
- Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;
- Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;
- Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;
- Pas identifikimit, rivendoseni maskën;
- Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimin dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimin në kutinë e votimit;
- Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni sërish duart.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.
Për informata shtesë kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555
Artikuj të ngjashëm
-
KQZ njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve
-
Video spoti për mënyrën e votimit për votuesit në vetizolim dhe të infektuar me COVID-19
-
KQZ: Votimi me asistencë lejohet vetëm për kategori të caktuara të votuesve
-
KQZ-ja del me sqarim për votuesit me postë
-
Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për votim me postë e në përfaqësi diplomatike