Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KPK mirëpret vendimin nga MTI-ja për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) ka mirëpritur vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e masave mbrojtëse në importe për materialet ndërtimore nga argjila.

Përmes një komunikate për media Klubi i Prodhuesve të Kosovës thotë se pas analizimit të tregut të materialit ndërtimor nga argjila dhe konsultimit me prodhuesit vendor, e ka parë të domosdoshme që në listën fillestare të përfshiheshin edhe disa produkte tjera nga argjila.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Shoqata e Prodhuesve të Materialit Ndërtimor nga Argjila ka paraqitur kërkesën pranë MTI-së që në këtë vendim të përfshihen edhe disa materiale tjera ndërtimore nga argjila në listën e masave mbrojtëse në importe”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

“Vendimi 01 Ref. Nr. 10 të dt. 28.12.2017 i lëshuar nga ministri i MTI-së, Bajram Hasani paraqet një përkrahje të madhe për prodhuesit vendor të argjilës dhe njëkohësisht ndalon shitjen e materialit nga argjila që vjen nga Serbia dhe shitet nën çmimin e tregut, madje edhe të vet çmimit të prodhimit. Vendimi në fjalë nuk ndalon ardhjen e produkteve të tilla nga Serbia, por parandalon një dëm të rëndë dhe të përgjithshëm të pozitës së prodhuesve vendor, ekonomisë së vendit dhe rrjedhimisht rrezikon konkurrencën në tregun e lirë”, thuhet në komunikatë.

Pas miellit, Kosova vendos taksë edhe për blloqet ndërtimore nga Serbia

Ky vendim, po ashtu ka edhe një simbolikë të rëndësishme sepse përkrah ndërtimin e Kosovës me material ndërtimor të prodhuar në vend.

KPK falënderon Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për këtë vendim të rëndësishëm. Në të njëjtën kohë KPK mbështet dhe e inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që edhe në të ardhmen të vazhdojë me politika të tilla publike që mbështesin prodhuesit vendor.