Tiranë, 29 maj - Kolegji i Posaçëm i Apelimit në Shqipëri ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurores Rovena Gashi.
“Lihet në fuqi vendimi i KPK për shkarkimin e Rovena Gashit. Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm,”- u shpreh KPA.
KPA mori vendimin pas ankimit të Rovena Gashit lidhur me shkarkimin e saj si prokurore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ish- prokurorja, Rovena Gashi nuk e justifikoi pasurinë.
Gashi nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si dhe në seancën dëgjimore më 20 korrik/ATSH.
Artikuj të ngjashëm
-
Vettingu “djeg” prokuroren e shumëpërfolur Rovena Gashi
-
KPK-ja refuzon kërkesat për rikthim në punë të pesë prokurorëve serbë në Mitrovicë
-
Jeton Koca jep dorëheqje nga pozita e prokurorit, KPK-ja e miraton
-
Arian Gashi zgjidhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
-
Deklarohet i pafajshëm ish-shefi i AKI-së që akuzohet për dëbimin e 6 shtetasve turq nga Kosova