Ambasada e Kosovës në Gjermani u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë kaluar apo pritet t’i kalojnë pushimet në Kosovë, që t’i kenë parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Kësisoj testi për COVID-19 është obligativ për ata që kthehen.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada ka bërë me dije se të gjithë ata që do të kthehen apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani nga java që vjen testet për koronavirus janë obligative.
“Të gjithë ata që kanë kaluar apo kalojnë pushimet në Kosovë- ju lutem të keni parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Republikës së Kosovës. Të gjithë ata qytetarë, që do apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani- nga java që vjen Testet për Covid janë obligative”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ambasada në fund u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë distancën, maska dhe higjienën.
-
Nga nesër kosovarët që kthehen në Gjermani do të obligohen të testohen për COVID-19
-
Qytetarët që udhëtojnë nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas detyrohen të testohen për COVID-19
-
Qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në Gjermani obligohen ta kenë testin PCR
-
Ambasada e Kosovës në Gjermani bën thirrje të respektohen masat nga ata që kalojnë pushimet në vendlindje
-
Qytetarët që udhëtojnë nga Kosova në Gjermani do të testohen për COVID-19 në aeroportet gjermane