Vlerësim për qeverinë e re, gatishmëri për mbështetje të gjithanshme dhe të palëkundur ndaj Kosovës, i shprehu i ngarkuari me punë i Arabisë Saudite në Tiranë, që mbulon shtetin tonë, Fayez Almeyat, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë një pritje që ky i fundit i bëri diplomatit saudit në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Në kuadër të këtij takimi, ministri i Jashtëm, Pacolli, vlerësoi si të jashtëzakonshme ndihmën saudite në gjithë fushat, duke filluar me njohjen e hershme, që përcaktoi një fluks tjetër njohjesh të Kosovës prej vendeve të tjera arabe dhe islamike.
Ai, tutje kërkoi, që Arabia Saudite të shtojë numrin e studentëve kosovarë në degë të tjera si mjekësia, inxhinieria, etj, veç degëve teologjike.
Pacolli kërkoi, gjithashtu që të firmosen marrëveshje të reja bashkëpunimi si dhe të vendoset reciprociteti në lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve.
Në vazhdim të takimit, Pacolli e quajti të nevojshme angazhimin e shtuar të Arabisë Saudite si vend mik për shtimin e njohjeve, duke i kërkuar edhe vende specifike me të cilat ky shtet ka marrëdhënie të shkëlqyera.
Ministri Pacolli e njohu mysafirin me legjislacionin kosovar për investimet e huaja dhe kërkoi përfshirjen e Odës Ekonomike të Riadit dhe Xhedas për të sjellë ndërmarrës sauditë në Kosovë.
Edhe
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Ministri Pacolli i përcolli ftesën e shtetit të Kosovës, për Mbretin dhe Princin trashëgimtar, që të vizitojnë sa më shpejt vendin tonë.
I ngarkuari i me punë i Arabisë Saudite, Fayez Almeyat e njohu Kosovën me disa akte agresioni në dëm të vendit të tij me përfshirje të vendeve fqinje dhe kërkoi solidaritetin e shtetit tonë kundër këtyre akteve. Ministri Pacolli e garantoi për këtë mbështetje në linjë me qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare.
-
Forcat pakistaneze vendosen në Arabinë Saudite
-
Zyra për kategoritë e dala nga lufta kalon në ministrinë e Punës
-
Britania mirëpret zotimin e Kurtit për t'u koordinuar me BE-në për planet që prekin komunitetin serb
-
Ambasada e Kosovës në Abu Dabi: Të gatshëm për evakuim të qytetarëve në rast të bllokadës ajrore