Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Kosova, vetëm një herë me fusnotë”

Mediet serbe vazhdojnë edhe sot me kryetemë shkrimet rreth Strategjisë së Zgjerimit të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor me theks të veçantë për Kosovën dhe bisedimet e Serbisë me të, transmeton Koha.net.

Duke përmendur Strategjinë, gazeta “blic” ka zbuluar dhe ka shfaqur keqardhjen e vet që në këtë dokument Kosova vetëm një herë është përmendur me fusnotë.

E Kosova në këtë Strategji është përmendur 11 herë

“Është interesant se Kosova në këtë dokument, vetëm një herë është përfaqësuar me fusnotë, përkatësisht me shenjën që përdoret për të mos u paragjykuar statusi i krahinës jugore serbe”, ankohet kjo gazetë.