Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova synon të themelojë Gjykatë Speciale për korrupsion

Kosovës pritet t’i shtohet edhe një Gjykatë Speciale, kësaj radhe për trajtimin e lëndëve të korrupsionit.

Të paktën, ky është zotim i ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, se gjatë këtij mandati do të themelojë këtë gjykatë, raporton KTV.

Kjo, sipas tij, do të bëhet përmes rishikimit të sektorit të drejtësisë.

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, ka nxjerrë në pah nivelin e lartë të korrupsionit.

Ministri Tahiri thotë se aktualisht janë mbi 40 raste të shënjestruara të korrupsionit.

Por, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, nuk pret shumë nga themelimi i kësaj gjykate, ndonëse krijimin e saj e kanë rekomanduar tash e një vit.

Edhe Kosova synon të themelojë Gjykatë Speciale për korrupsion Video Kosova synon të themelojë Gjykatë Speciale për korrupsion

Sipas tij, Qeveria do të duhej që këtë gjykatë ta kishte themeluar që moti.

Vetëm në kabinetin e qeverisë Haradinaj janë tre ministra të akuzuar për vepra të ndryshme.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për konflikt interesi, si dhe ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, për aferën “Pronto”.