Javën e ardhshme ekzekutivi kosovar pritet të vendosë për pikat që do t’i diskutojë me qeverinë shqiptare në mbledhjen e dy qeverive që do të mbahet më 27 nëntor në Korçë.
Zv.kryeministri, Fatmir Limaj, i ngarkuar nga ana kosovare për t’u marrë me këtë çështje ka thënë se janë rreth 5 pika që do të diskutohen dhe do të nënshkruhen marrëveshje me palën shqiptare.
Në një bisedë për KTV-në, ai ka thënë se ndryshe nga herët e tjera, çdo marrëveshje e arritur deri më tani dhe këto që do të arrihen, do të monitorohen.
Një prej marrëveshjeve që mund të arrihet është edhe ajo për doganat ku përfshihet edhe vendosja e një pike doganore në Durrës.
Me këtë të fundit nuk po pajtohet Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Ai ka kërkuar nga institucionet që me kujdes të madh të shohin ndërmarrjen e një hapi të tillë.
-
Përpjekja e dytë për hapjen e pikës doganore të Kosovës në portin e Durrësit
-
Qeveria pa hapa konkretë për pikën doganore në Durrës, bizneset shohin humbje nga kjo ide
-
Marrëveshje e prezantim projektesh në mbledhjen e tetë të qeverive Kosovë – Shqipëri
-
Shqipëria e Kosova, të përkushtuara në zbatimin e 13 marrëveshjeve
-
Takohen drejtorët e doganave të Kosovës e të Shqipërisë, në fokus bashkëpunimi