Sot, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku takoi drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera dhe Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesen e posaçme të Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, njofton kumtesa nga MI, transmeton Koha.net.
Në këtë takim, ministri Zharku i njoftoi përfaqësuesit e BE-së me, sië thotë kumtesa, të arriturat e Ministrisë së Infrastrukturës, projektet e realizuara dhe me ato që planifikohen të realizohen.
Po ashtu, u bisedua lidhur me Traktatin për Transportin, i cili pritet të nënshkruhet këtë vit, për investimet në hekurudhat e Kosovës, linjën Hekurudhore X dhe investimet në infrastrukturën rrugore.
Ruiz Calavera nënvizoi rëndësinë e Traktatit për Transport dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Kosovë.