Thesari i Kosovës ka pranuar tranzhin e parë prej 67.5 milionë euro nga Bashkim Evropian, nga 75 milionë sa është mbështetja totale ndaj krizës energjetike.
Këto fonde do të përdoren për zbatimin e masave mbështetëse për energji, të cilat përfshijnë mbështetjen ndaj familjeve më në nevojë, nxitjen e kursimit për konsumatorët familjarë, mbështetjen për energji efiçiente për banesa e shtëpi, mbështetjen për blerjen e pajisjeve shtëpiake efiçiente, si dhe nxitjen e kursimit nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, ka njoftuar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Mbështetja nga Bashkimi Evropian kanalizohet përmes programit IPA 2023 për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, program i cili këtë vit është dedikuar në plotëni për financim në fushën e energjisë.
Tranzhi i dytë në vlerë prej 7.5 milionë euro do të disbursohet në vitin 2024.
-
Qeveria miraton nismën për marrëveshje nga e cila përfiton 75 milionë euro për energji
-
Kurti: Janë miratuar 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së për Kosovën
-
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuadër të Planit për Rritje Ekonomike
-
Bislimi: BE-ja aprovon aplikimet në programin e Kornizës Investuese, Kosova përfiton mbi 2 mln euro
-
BE-ja inkurajon Kosovën për liberalizim gradual të tregut energjetik