Republika e Kosovës po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Komisioni Evropian me temën "Mbrojta e Infrastrukturës Kritike në BE dhe vendet fqinje të BE-së", të mbajtur në Bukuresht të Rumanisë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Pjesëmarrës në këtë konferencë janë përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së dhe vendet fqinje të BE-së.
Delegacioni nga MPB prezantoi të arriturat e vendit tonë në këtë fushë, me theks të veçantë elaboroi projekt-ligjin për infrastrukturën kritike i cili është në proces të finalizimit dhe i cili është plotësisht në pajtim me Direktivën 2008/114 të BE-së.
Njëkohësisht, delegacioni i MPB-së kërkoi mbështetje nga Komisioni Evropian në fazën e zbatimit të ligjit, përkatësisht pjesëmarrjen në programet dhe projektet e BE-së në fushën e mbrojtjes së infrastrukturës kritike.
-
Kosova nga BE-ja kërkon qasje objektive si për vendet e tjera aspirante
-
Haradinaj në Munich për të diskutuar agjendën euroatlantike të Kosovës
-
Pacolli në Bukuresht, në takimin joformal pritet t'u adresohet pjesëmarrësve
-
IPK shkëmben përvojat me agjencitë e rajonit
-
Kosova në Forumin Ministror BE-Ballkani Perëndimor