1,658 qytetarë/e (dhe më shumë) për 1,658 persona ende të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë!
Kjo është motoja e Marshit që do të mbahet për ata/ato që ende mungojnë. Marsh për të vërtetën! Marsh për drejtësi!
Marshi do të mbahet më 30 gusht në ora 12:00 Sheshin “Zahir Pajaziti”, do të vazhdojë përgjatë Sheshit “Nënë Tereza” dhe do të përfundojë në Sheshin “Skënderbeu”, pranë Ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Secili/a pjesëmarrës/e i/e marshit do të mbajë një pankartë me emrin e një personi të pagjetur. Pankartat do të ofrohen nga aktivistët e YIHR KS në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Ky aksion mbështetet nga Kryqi i Kuq i Kosovës dhe Civil Rights Defenders.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, çështja e mbi 1,600 personave të pagjetur ende nuk është zgjidhur, ndërkohë që familjarët e të pagjeturve dhe shoqëria kosovare vazhdojnë të përballen me mohimin e të drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi.
Edhe
Më 30 gusht, marsh për të pagjeturit
Të gjithë kërkojnë përkushtim dhe angazhim më të madh nga institucionet relevante për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë për personat e pagjetur nga të gjitha komunitetet.
Andaj kësaj radhe, organizatorët bëjnë thirrje që t’i bashkohen të gjithë Marshit të parë në Kosovë për personat e pagjetur për të kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat, pa dallim etnie.
“Është përgjegjësi e secilit/ës prej nesh që të ngre zërin për personat e pagjetur dhe familjarët e tyre. Dinjiteti, e vërteta dhe drejtësia për personat e pagjetur duhet të vihet në vend. Shoqëria kosovare nuk do të mund të arrijë pajtim dhe paqe të qëndrueshme pa u adresuar çështjet që lidhen me luftën, përfshirë fatin e personave të pagjetur”, thonë organizatorët.