Drejtoresha e projektit ATOMI, Naime Hoxha, ka deklaruar se Kosova nuk arrin t’i zbulojë të gjithë fëmijët me inteligjencë të jashtëzakonshme.
E ftuar në emisionin 60 Minuta të KTV-së, Hoxha ka njoftuar se në vendet tjera parahsihet që nga një gjeneratë të dalin rreth 60 persona me IQ të lartë, por se Kosova së fundmi ka nxjerrë vetëm 54 nga katër gjenerata.
“Ka të bëjë me mangësinë e kapaciteteve humane qoftë në nivel nacional apo lokal për identifikim, mungesën e njohurive apo informacioneve të të gjitha palëve. Duhet bërë shumë më shumë punë, duke i trajnuar mësimdhënësit që ta kenë më të lehtë t’i identifikojnë këta nxënës”, ka shtuar ajo.
Sipas saj, përdorimi i teknologjisë te këta fëmijë ndikon negativisht në shumë aspekte.
“Çdo gjë që bëhet përtej normave, në kuptimin e dëmtimit të realizimit të funksioneve të tjera ditore, mund të ketë impakt negativ. Në inteligjencë në vetvete jo domosdo, për shkak se inteligjenca konsiderohet një tipar stabil, por mund të ndikojë në aspekte tjera si vëmendja, probleme të llojeve të ndryshme fizike dhe fiziologjike. Tejkalimi i normave të rekomanduara qoftë nga OBSH-ja apo institucionet tjera mund të ketë impakt negativ në zhvillimin e gjithmbarshëm të individit”, është shprehur ajo.
ka theksuar se ndonëse nuk dihet saktë se nga cili vend i Kosovës vjen numri më i madh i këtyre fëmijëve, ka përfaqësim edhe të komuniteteve joshumicë.
Edhe
Ngrihen dyshime për vlefshmërinë e Testit të Arritshmërisë
“Nuk e kemi mostrën reprezentative, Prishtina është definitivisht me numrin më të madh, por nuk mund ta marr guximin për të thënë se prej cilave rajone, e mira është se kemi përfaqësim prej viseve të ndryshme, madje edhe nga komuniteti boshnjak, turk, por se nuk mund të themi se në cilën pjesë ka më shumë”, ka thënë ajo.