Institucionet e Kosovës kanë iniciuar procedurat ligjore të cilat mundësojnë më pas ratifikimin e Konventës së Stambollit, e njohur në botë si instrumenti më i mirë ligjor, për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje.
Komisioni për legjislacion në Kuvendin e Kosovës bën të ditur se ka pasur në trajtim amendamentin me qëllim të përfshirjes së Konventës në Kushtetutën e Kosovës dhe e ka aprovuar si të tillë.
Janë 82 deputetë që e kanë nënshkruar këtë amendament.
Ditë më parë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të ratifikojnë Konventën e Stambollit, pasi siç tha ai “nëse Kosova e merr këtë hap, udhëheqësit dërgojnë mesazh të fuqishëm se Kosova po përgatitet për integrimin euroatlantik”.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë tha se ne seancën e radhës, në rend ditë është votimit i amendamentit me qëllim të përfshirjes së Konventës së Stambollit në Kushtetutën e Kosovës.
Edhe
Kërkohet që viktimat e dhunës seksuale të marrin trajtim të duhur shëndetësor
Haxhiu tha se Konventa e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje është në vazhdën e mekanizmave të cilat po tentohet të aplikohen në Kosovë, për shkak të rasteve të shumta të dhunës në familje dhe vrasjeve të grave dhe vajzave që po ndodhin në vend.
-
Kosnett: Konventa e Stambollit përafron Kosovën me vlerat euro-atlantike
-
Kosnett fton Kosovën ta ratifikojë Konventën e Stambollit
-
Kërkohet votimi i ndryshimeve kushtetuese për të ratifikuar Konventën që parandalon dhunën në familje
- Nga parimet në vepra: Përmbushja e premtimit të Kosovës ndaj grave dhe vajzave