Ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett ka përgëzuar miratimin e Konventës së Stambollit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Kosnett përmes rrjetit social “Twitter”, ka shkruar se përmes kësaj Konvente, dhuna ndaj grave të Kosovës do të zmbrapset. Sipas tij, Kosova kësisoj përafrohet me vlerat euro-atlantike, transmeton KOHA.
“Miratimi i Konventës së Stambollit nga Kuvendi i Ksovës do të përparojë të drejtat e grave, kundërshton dhunën ndaj grave dhe demonstron edhe një herë përafrimin e Kosovës me vlerat Euro-Atlantike”, ka shkruar ai në Twitter.
Miratimi i kësja Konvente është bërë të premten në Kuvendin e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Zyra e BE-së mirëpret miratimin e Ligjit për dhunën në familje
-
Kurti kërkon bashkëpunim ndërinstitucional për luftimin e dhunës ndaj grave
-
Kërkohet që viktimat e dhunës seksuale të marrin trajtim të duhur shëndetësor
-
Osmani e Kurti të bashkuar për prioritizimin e parandalimit të dhunës ndaj grave
-
Biden i zhgënjyer me tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit