Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova nënshkruan Deklaratën për Bashkëpunim me vendet e EFTA-së

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në Gjenevë në prani të ministrave homolog të Zvicrës, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Islandës, nënshkroi Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunim me këto 4 vende anëtare të EFTA-së, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Ky dokument me rendësi strategjike për Republikën e Kosovës parasheh thellimin e bashkëpunimit ekonomik me EFTA-në dhe gjatë vitit 2019 edhe fillimin e negociatave për Marrëveshje të Tregtisë së Lire me vendet e EFTAs-së.

Shala me këtë rast ka thënë se sot është një moment i jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës dhe për ekonominë, pasi është një hap drejt rrugës për arritjen e nënshkrimit të marrëveshjes për tregti të lirë.