Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova në konferencën “ Jo Para për terrorin”

Në Paris, Francë, mbahet konferenca Ndërkombëtare e nivelit të lartë “Jo Para për terrorin”, me praninë e ministrave të brendshëm, të drejtësisë, të jashtëm nga bota.

Në këtë konferencë, Kosova përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, dhe ministri i brendshëm, Bejtush Gashi.

Në panelet e ndryshme kryesuar nga ministrat e jashtëm, të brendshëm, të drejtësisë së Francës, do të diskutohet për intensifikimin e luftës së përbashkët për të ndërprerë burimet e financimit të ekstremizmit dhe terrorizmit, me të gjitha mjetet, ato ligjore, të inteligjencës, etj.

Artikuj të ngjashëm