Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq sot në Banjallukë ka thënë se “nëse të gjithë thonë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, kjo nuk është marrëveshje por ultimatum të cilin kurrë nuk do ta pranojmë”, transmeton Koha.net.
"Fakti se përpiqemi për marrëveshje, nuk do të thotë se jemi të dobët. Serbia vetëm i mbron interesat dhe qëndrimet e veta, ndërsa ata që e kanë njohur Kosovën, nuk kanë të drejtë morale të flasin për parimin e mos ndryshimit të kufijve”, citon “v.novosti” të ketë thënë Daçiq.
Sipas tij, kur disa vende morën vendimin ta njohin pavarësinë e Kosovës, kufijtë e Kosovës nuk kanë ekzistuar, ka ekzistuar dhe ekziston vetëm vija administrative, ka thënë ai
"Kosova nuk është anëtare e KB-së, as e OSBE-së dhe as e BE-së. Kosova në dokumentet evropiane shënohet si territor e jo sis shtet. MSA që është nënshkruar e Kosovën nuk i njëjtë me atë që e ka ndëshkuar Serbia dhe edhe liberalizmi i vizave i referohet territorit Kosovë”, ka thënë Daçiq.
Ai ka përfunduar se “marrëveshja e Beogradit me Prishtinën është marrëveshje jonë bilaterale dhe nuk i intereson palës së tretë”.
-
Daçiq: S’do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës e as anëtarësim në OKB
-
Daçiq thotë se Serbia nuk e dëgjon SHBA-në për njohjen e Kosovës
-
Serbia “nxjerr numrin e votave” që Kosova do të mund të merrte në OKB
-
Daçiq: Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kompromisi që kërkon Serbia
-
Daçiq: Zgjidhja për Kosovën, prioritet kombëtar i Serbisë