Open Data Kosovo (ODK) përmes një komunikate për medie ka prezantuar analizën rreth asaj sa janë të hapura komunat e Kosovës në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në bashkëpunim me partnerët e rrjetit ballkanik të organizatave joqeveritate ACTIONSEE, Open Data Kosovo (ODK) ka bërë një analizë të politikave publike që e masin nivelin e transparencës, praktikave të hapura dhe llogaridhënies së pushtetit lokal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Koha.net.
Në periudhën kohore nga muaji tetor deri në dhjetor të vitit 2016 anëtarët e rrjetit “ActionSEE” dhe Open Data Kosovo punuan në një hulumtim të detajuar, bazuar në metodologji shkencore përmes të cilit është analizuar sa të hapura janë qeverisja e nivelit lokal, duke marrë si mostër 144 komuna nga 6 vende dhe mbi 60 indikatorë për komunë. Kriteret që masin sa të hapura janë komunat fokusohen në katër fusha: Qasshmëria, Efikasiteti, Integriteti dhe Transparenca.
Qëllimi i këtij hulumtimi është të analizojë gatishmërinë e komunave për të shërbyer si institucione për nevoja të qytetarëve. Hapja e qeverisjes lokale për në studimin tonë përfshinë transparencën dhe efikasitetin e institucioneve si dhe komunikimin e tyre me qytetarët.
Në krahasimin rajonal të qeverisjeve lokale, Kosova gjendet gati në fund me vetëm 26.7% të kritereve të përmbushura. Shqipëria qëndron e fundit, shënon vetëm 12.1%, ndërsa Mali i Zi më i suksesshmi nga të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor përmbush 57.5% të tyre.
Komunat që i nënshtrohen vlerësimit u përzgjodhën rastësisht në një mostër, ato janë: Dragashi, Ferizaji, Drenasi (Gllogoc), Graçanica, Klina, Kllokoti, Malisheva, Mamusha, Mitrovica, Parteshi, Podujeva, Ranillugu, Shtërpca, Zubin Potoku, Zveçani. Nga këto: më të suksesshmet janë Mitrovica (59.8%), Dragashi (44.5%) dhe Podujeva (39.7%). Në fund të këtij vlerësimi gjenden komunat si: Zvecani, Zubin Potoku dhe Parteshi që kanë mbushur 0% deri në 1% të kritereve.
Edhe
Nëntë komuna arrijnë pikët maksimale për transparencë, pesë të tjera bien ndjeshëm
Problemet kryesore që u vërejtën janë ne fushën e komunikimit me publikun si dhe pjesëmarrjen qytetare ne vendimmarrje, monitorimin dhe vlerësimi i projekteve dhe politikave. Po ashtu, qeveritë lokale të Kosovës janë ndër më pak transparentet kur bëhet fjalë për buxhetin, informacionet organizative dhe transparenca e prokurimit publik.
Qeverisja e Hapur e Pushtetit Lokal në Rajon dhe Kosovë by info2536 on Scribd