Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm KOSID në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë në kuadër të Javës së Diplomacisë Klimatike 2017 në Kosovë" organizoi tryezën diskutuese me temë “Avancimi i zbatimit të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë me Ekonominë Cirkulare".
Në këtë tryezë u diskutua gjendja aktuale dhe potenciali i Kosovës për zbatimin e politikave dhe planeve të veprimit për avancimin e strategjive dhe implementimit të menaxhimit të mbeturinave të vendit me ekonomi cirkulare përmes një zhvillimi të duhur të mekanizmave ligjor, ekonomik dhe infrastrukturor.
Afrim Berisha udhëheqës për gjendjen e mjedisit nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, tha se si Agjenci fokusin kryesor kanë monitorimin e gjendjes së mbeturinave dhe mbledhjen e informacioneve nga kompanitë dhe komunat për sistemin e mbeturinave.
Dritan Vatovci ekspert ligjor në GIZ tha se gara për mjedis të pastër është të fuqizohen komunat dhe ndërmarrjet publike ku është një fond prej 4.5 milionë euro .
Sipas raportit të Këshillit të Evropës thotë se menaxhimi i mbeturinave në Kosovë është i ulët, ndonëse ka një legjislaturë mbetet larg direktivave të BE-së.
Gazmend Selimi nga Zyra e BE-së në Kosovë tha se Bashkimi Evropian mbetet donatori kryesor për menaxhimin e deponive sanitare. Brengosëse është varshmëria e institucioneve të Kosovës nga institucionet ndërkombëtare për politikat e mëtutjeshme.
-
Kosova ka humbur shumë para të BE-së – pyetja është sa
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
- Nga strategjia te zbatimi: Sfidat e tranzicionit energjetik në Kosovë
-
Komunat përreth Prishtinës të pakënaqura me shërbimet e K.R.M “Pastrimi”
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë