Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova me bashkëpunim ambiental me Italinë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala në Itali ka takuar Frederica Fratonin, Ministre Rajonale për Mjedis e Rajonit të Toskanës.

Në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në mes të Kosovës dhe Rajonit të Toskanës së Italisë, transmeton Koha.net.

Me theks të veçantë është diskutuar për shkëmbimin e përvojave profesionale në sektorin e mjedisit dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Si rezultat i këtij takimi në të ardhmen pritet nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit dhe formimi i grupeve të përbashkëta të punës për konkretizimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga Kosova dhe Ministrisë Rajonale për Mjedis të Rajonit të Toskanës.