95 për qind e operacioneve në Kosovë, sipas drejtorit të Klinikës Torakale të QKUK-së, Saudin Maliqi, bëhen duke u hapur trupi i njeriut. Në botë, sipas Maliqit, 80 për qind e operacioneve bëhen pa e hap fare trupin e njeriut.
Sipas tij, Kosova ka mbetur prapa sa i përket trajnimit të stafit mjekësor për përdorimin e metodave të reja të punës dhe përdorimit të pajisjeve të reja teknologjike, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Kosova është vend i varfër dhe si pasojë e kësaj të gjithë mjekët në vend janë të vonshëm për përdorimin e metodave të reja të punës. Unë personalisht kam qenë në disa trajnime në Amerikë dhe Evropë, dhe kam kërkuar mundësi për trajnim të profesionalistëve tanë pa pagesë”, ka thënë Maliqi.
Arbnora Bakalli, e cila është pediatre në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, ka thënë për gazetën se shumicën e trajnimeve është dashur që mjekët t’i kryejnë me para vetjake... (shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)
-
Përdorimi i pajisjeve në Radiologji nga disa mjekë, pa trajnim profesional
-
Edhe një vit me mbi 100 mjekë të ikur nga Kosova
-
Mungesa e qendrës për djegie mbingarkon Kirurgjinë Plastike
-
Kosova ka mungesë të mjekëve specialistë, por edhe mjekë të papunë
-
Qeveria nuk jep sinjale për jetësimin e shpejtë të sigurimeve shëndetësore