Diskutimet lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kishin filluar qysh në vitin 2007, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithatë, edhe pas dhjetë vjetëve, Kosova ende nuk ka paraqitur kërkesë formale për anëtarësim në këtë organizatë. Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kanë thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe se është vendim politik çështja e deponimit të kërkesës në Sekretariatin e OBT-së.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nga viti i kaluar ka filluar përgatitjet për anëtarësim në OBT, ku fillimisht është përgatitur dokumenti i ashtuquajtur ”Memorandumi mbi Regjimin e Tregtisë së Jashtme” një dokument, i cili përshkruan politikat tregtare dhe ekonomike të një vendi i cili aspiron të bëhet anëtar i OBT-se”, ka shpjeguar udhëheqësja e Departamentit të Tregtisë brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Sytrime Dervisholli.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Rukiqi: Kosovën e pret rrugë e vështirë drejt anëtarësimit në OBT
-
Gërxhaliu thotë se anëtarësimi i Kosovës në OBT është çështje politike
-
Gërxhaliu kërkon që Kosova urgjentisht të aplikojë për anëtarësim në OBT
-
Kosova ende s’ka aplikuar për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë
-
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, në sirtar tash e dy vjet