Kosova renditet e fundit në rajon për nga sasia e hulumtimeve shkencore të njohura nga EBSCO (Baza ndërkombëtare e të dhënave për botimet shkencore me impakt faktor). Po ashtu mbetet larg nga arritja e standardeve evropiane për zhvillimin e kërkimit shkencor, shkruan sot Koha Ditore.
Përderisa Kroacia radhitet e para për nga numri i punimeve shkencore, me 56.461, pas saj Serbia ka 49.069 punime shkencore.
Sllovenia ka 48.454 punime shkencore, ndërsa Kosova radhitet e fundit me vetëm 826 të tilla. Dyfish më shumë punime shkencore ka Mali i Zi.
Njohës të çështjeve të arsimit vlerësojnë se kërkimet shkencore në Kosovë deri më tani nuk kanë qenë prioritet. Por problem tjetër, sipas tyre, është edhe mungesa e dokumenteve strategjike për hulumtime shkencore...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kosova ka humbur shumë para të BE-së – pyetja është sa
-
Skadon afati për raportim për reformat nga Plani i Rritjes, Kosova ka humbur shumë para – pyetja është sa
-
Buxhovi: Ka akademik që ka marrë deri në 7 mijë euro në muaj e s’kemi një libër kredibil për historinë e Kosovës
-
Kosova, vendi i dytë më i varfër në Evropë
-
Kosova përparon për 15 vende në lirinë e shtypit, KOHA identifikohet si medium me ndikim