Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova kërkon përshpejtimin e proceseve integruese në Forumin Strategjik të Bledit

Në ditën e dytë të punimeve në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, është mbajtur paneli i nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, në të cilin janë diskutuar aspekte të përgjithshme të përpjekjeve dhe vendosmërisë së këtyre vendeve për integrim evropian, por, edhe të vet Bashkimit Evropian për të quar përpara proceset e integrimeve.

Në prezantimin e tij para të pranishmëve, zëvendës-ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj ka theksuar “motivin e lartë të Kosovës në përcaktimin e qartë për integrime evropiane dhe euroatlantike si dhe vullnetin e palëkundur të Institucioneve të Republikës së Kosovës për të kryer pjesën e punëve dhe detyrave në këtë synim”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përkitazi me këtë, Murtezaj kërkoi që proceset integruese të përshpejtohen, duke nënvizuar këtu përgjegjësinë e Kosovës, por, edhe të komunitetit ndërkombëtar që është i përfshirë në këtë proces.

Në këtë diskutim morën pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues nga institucione tjera të rëndësishme, si Komisioni Evropian, BERZH, dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Forumit Strategjik i Bledit është njëri nga organizimet më të rëndësishme, ku diskutohet për zhvillime të gjithëmbarshme globale.