Burgjet në Kosovë janë të mbipopulluara dhe po përballen me radikalizëm e dhunë, ka deklaruar përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, transmeton rel.
Këto komente, ajo i ka bërë në Prishtinë ,gjatë prezantimit të një projekti të Bashkimit Evropian që si qëllim ka përmirësimin e kushteve në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe ngritjen e standardeve në gjyqësor. Ky projekt është prezantuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNataliya Apostolova, tha se ky projekt ka vlerën rreth 2 milionë euro dhe do të financohet nga BE-ja.
“Burgjet përballen me radikalizëm, mbi popullim e me dhunë. Integrimet sociale të shkelësve të ligjeve janë të domosdoshme”, ka thënë Apostolova.
Përderisa ministri i Jashtëm finlandez, Timo Soini tha se projekti në mbështetje të sistemit të drejtësisë në Kosovë udhëhiqet nga Finlanda.
Qëllimi i këtij projekti, ka nënvizuar ai, është të mbështesë Kosovën në përmirësimin e standardeve në fushën e gjyqësorit duke forcuar kuadrin institucional të sistemit të burgjeve.
Ministri Soini po qëndron në vizitë dy ditore në Kosovë. Në agjendën e tij janë takimet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesit tjerë të institucioneve të Kosovës.