Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Kosova është një realitet i ri për BE-në”

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me me zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Reiner Wieland, ambasadorin Christian Heldt dhe shefin e zyrës së “Konrad Adenauer” në Kosovë, Johanes Rey, transmeton Koha.net.

Në takim, kryeministri Haradinaj e njoftoi zyrtarin e PE-së me, siç thotë kumtesa qeveritare ”përkushtimin e qeverisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve të saj për agjendën evropiane, e po ashtu edhe për nevojën e përmbylljes së bisedimeve me Serbinë”.

“Kosova është gati për liberalizimin e vizave dhe ne presim mbështetjen e Parlamentit Evropian në këtë proces, i cili është jetik për qytetarët tanë”, tha kryeministri Haradinaj.

Zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, Reiner Wieland shprehu mbështetjen për Kosovës në rrugën e saj për fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe përafrimin e vendit me agjendën evropiane.

Artikuj të ngjashëm