Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ia ka prezantuar ambasadorit të Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, prioritetet në udhëheqjen e kësaj ministrie duke përmendur menaxhimin e duhur të mbeturinave, përmirësimin e gjendjes së lumenjve, rregullimin e shtretërve të lumenjve, mbrojtjen e burimeve ujore dhe krijimin e planifikimit të duhur hapësinor.
Në një takim të fundit, Matoshi dhe Bertoncelj kanë diskutuar për fillimin e bashkëpunimit në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, me theks të veçantë trajtimin e ujërave të zeza.
Gjatë këtij takimi, Matoshi, të cilit MMPH në njoftim i referohet si ministër, ka kërkuar nga Bertoncelj mbështetje për realizimin e projekteve të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë.
“Si Ministri e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, jemi të përkushtuar dhe kemi prioritet çështjen e mjedisit në Kosovë. Mjedisi tashmë është edhe objektiv nacional i Qeverisë së Kosovës, andaj në këtë aspekt ne kemi nevojë për mbështetje edhe nga vendet fqinje siç është Sllovenia me theks të veçantë në trajtimin e ujërave të zeza”, tha Matoshi.
Nga ana tjetër Bertoncelj ka ofruar bashkëpunimin dhe përkrahjen e shtetit slloven për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në vend si dhe ka shprehur gatishmërinë për përkrahje të projekteve mjedisore, thuhet më tej në njoftim.
Matoshi dhe Bertoncelj kanë rënë dakord që të thellojnë bashkëpunimin në fushën mjedisore.
-
Qeveria paralajmëron masa për menaxhimin e mbeturinave, konsiderohet situatë serioze
-
Kosova themelon Gardën për Mbrojtjen e Natyrës, në fokus luftimi i krimeve mjedisore
-
Pacolli për gjendjen e rëndë të mjedisit: Synojmë të inspektojmë me dronë
-
Kosovarët dhe serbët nuk mund të jetojnë më në një shtet të përbashkët
-
Kosova - prioritet dhe sfidë kryesore e Presidencës sllovene