Më 16-17 maj 2018 do të zhvillohet në Prishtinë Konferenca Ndërkombëtare “Sektori Minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”, e cila është fryt i një pune të përbashkët midis Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore në Shqipëri dhe Komisionit të Pavarur për Minierat dhe Mineralet në Kosovë.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka shkruar në Facebook se kanë mbetur edhe 17 ditë deri te mbajtja e kësaj konference, ndërkohë që shumë kompani nga mbarë bota kanë shprehur interesim për të kuptuar më mirë potencialet që ofrojnë dy vendet.
Ndryshe, konferenca ka për qëllim prezantimin aktual të industrisë minerare të dy vendeve, si: hulumtimi, shfrytëzimi, përpunimi i resurseve minerale në Kosovë dhe Shqipëri.
Pjesë e diskutimit do të jenë legjislacioni, politikat minerare dhe mundësitë për zhvillim në të ardhmen, transmeton KP.
Në këtë pikë u krijohet mundësi pjesëmarrësve paraqitjen e ideve përmes prezantimeve, ndërmarrjeve minerare vendore dhe të huaja dhe institucioneve tjera.
Po ashtu, përmes prezantimeve mund të shfaqen vlerësime apo ide për rrjedhat aktuale minerare në nivel global, rajonal dhe lokal, me theks të veçantë investimet në sektorin minerar të Kosovës dhe Shqipërisë.
-
Shqipëria e Kosova me plane afatgjata për zhvillimin e industrisë së minierave
-
Lluka: Sektori minerar të hapet për investime të huaja
-
Kompania amerikane interesohet për investime në Kosovë
-
I hapet rrugë bashkëpunimit ekonomik Kosovë - Kanada
-
Kurti: Kosova mirëpret biznesin dhe kapitalin e Shqipërisë