Banka Botërore publikoi sot raportin e saj “Doing Business 2020” (Të bërit biznes), ku Kosova dhe Shqipëria, kanë shënuar rënie në krahasim me një vit më parë.
Shqipëria, lë pas vetëm Bosnjën nga vendet e rajonit, duke u renditur e 82-ta mes 190 shteteve të marra në analizë. Shqipëria ka humbur 19 vende, krahasuar me pozicionin që kishte vitin e kaluar, raporton Zëri i Amerikës. Nga 10 treguesit që merren në shqyrtim, vendi ka shënuar rënie në 9 prej tyre, duke u renditur në pozicionin e 166-të për lejet e ndërtimit, apo në vendin e 123-të për pagesën e taksave. Banka vërejti përmirësim vetëm në besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike.
Kosova nga ana e saj, ndodhet në një pozicion ndjeshëm më të mirë se Shqipëria, por krahasuar me vitin e kaluar dhe ajo ka zbritur 13 shkallë në renditje, duke qenë e 57-a në nivel global. Kosova megjithatë, është mes ekonomive të mbarë botës që ka pasur disa përmirësime në reformat e të bërit biznes, duke shënuar përparim në fushën e lejeve të ndërtimit, furnizimit me energji, mbrojtjen e investitorëve të vegjël si dhe zbatimin e kontratave./VoA
-
Konfindustria e shqetësuar me uljen e Shqipërisë në raportin e fundit të të bërit biznes
-
Kosova, e 57-a në raportin e “Të bërit biznes”
-
Kredimarrja në Kosovë shënon ngritje të mëtejme në Raportin “Doing Business 2019”
-
“Doing Business” vlerëson Shqipërinë: E sigurt për investime
-
TI: Kosova bën hapa prapa në luftën ndaj korrupsionit