Megjithëse ka një dekadë qëkur Kosova u bë pjesë e CEFTA-s, marrëveshje kjo e cila rregullon lëvizjen e lirë të mallrave, bizneset kosovare po hasin në vështirësi të shumta për eksportimin e produkteve të tyre. Kjo pasi disa prej shteteve të cilat janë pjesë e CEFTA-s, po pengojnë produktet kosovare përmes barrierave jotarifore, shkruan sot Koha Ditore.
Kosova u bë anëtare e CEFTA-s në korrik të vitit 2007, tetë muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për anëtarësim. Atëbotë, marrëveshja për anëtarësim u nënshkrua nga UNMIK-u, në emër të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas pavarësisë, në vitin 2008, institucionet kosovare ndërruan vulat doganore, përderisa përfaqësimi i Kosovës në CEFTA vazhdoi të bëhet përmes UNMIK-ut. Mosndryshimi i mënyrës së përfaqësimit të Kosovës në CEFTA u bë problem për bizneset kosovare, për shkak të mosnjohjes së dokumenteve nga vende si Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina...
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.