Brenda një dite, përmes proceseve të prokurimit, shpenzohen mesatarisht 2 milionë euro, ndërsa brenda një viti mbi 400 milionë euro.
Ky proces, që në raportet e ndryshme ka marrë notë negative, në aspektin ligjor ka shënuar progres, raporton KTV.
Prokurimi, sipas zyrtarëve evropianë, paraqet kushtin më të rëndësishëm për rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Drejtuesit e agjencive të prokurimit në vend kanë folur më shumë rreth ndryshimeve pozitive që kanë ndodhur, por jo edhe për rreziqet nga korrupsioni.
Ndërsa shoqëria civile vazhdon të ketë dyshime në angazhimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin.
Edhe
Kosova shënoi rritje të investimeve të huaja për 43.6% krahasuar me vitin e shkuar
Udhëheqësit e projektit kanë bërë të ditur se në vitin 2011, kur është nisur, askush nuk i ka kuptuar mënyrat e reja të funksionimit të prokurimit, ndërsa tani 350 zyrtarët e trajnuar dhe të certifikuar me nivelin bazë janë të gatshëm për të punuar me sistemin e ri të prokurimit.
Mangësi të shumta për funksionimin e prokurimit janë paraqitur edhe në Raportin e Progresit të vitit të kaluar.