Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj priti në takim ministrin e drejtësisë së Hungarisë, Laszlo Trocsanyi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Në këtë takim, Sefaj e njoftoi ministrin hungarez Trocsanyi për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, ku u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera të të dyja vendeve, transmeton Koha.net.
“Të dy ministrat bashkëbiseduan për format e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos sa i përket migrimit të pa rregullt. Po ashtu u bisedua për bashkëpunimin policor ndërmjet dy vendeve në luftimin e krimit të organizuar, pasi është e domosdoshme të ketë një bashkëpunim rajonal, pasi grupet kriminale nuk kanë barriera të bashkëpunimit për të realizuar synimet e tyre”, thuhet në komunikatë.
Trocsanyi përgëzoi Institucionet e Kosovës në parandalimin e migrimit të pa rregullt. Ai tha se shteti hungarez është i gatshëm të intensifikojë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në parandalimin e krimit të organizuar, terrorizmit etj.
-
Biseda për bashkëpunimin Policisë së Kosovës me atë të Greqisë
-
Kosova e Sllovakia biseduan për bashkëpunim kundër krimit të organizuar
-
Hungaria ofron mbështetje për Kosovën në luftën kundër terrorizmit
-
Kosova në Forumin Ministror BE-Ballkani Perëndimor
-
Së shpejti marrëveshja Kosovë - Itali për bashkëpunim policor mes dy vendeve