Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka bërë sot lansimin e programit për financimin e Ndërmarrjet e Vogla dhe të mesme dhe bizneseve fillestare Start-up, qëllimi i të cilës është përkrahja e sektorit privat dhe të rinjve në funksion të fuqizimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Ministri i Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë, Besim Beqaj, duke i ftuar inovatorët e rinj që të jenë pjesë e këtij programi u shpreh se Kosova do jetë e gatshme të quhet Kosovë digjitale.
Sipas tij ky program i cili financon bizneset Start Up, dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme kërkon ide inovative, për të cilat do të ketë një vlerësim të pavarur dhe profesional. Beqaj tha se nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të kërkohet që të investojnë rreth 10 për qind, transmeton kp.
Ministri i Financave, Bedri Hamza duke ofruar mbështetje për digjitalizim të ekonomisë, u shpreh se Qeveria e Kosovës ka marr veprime konkrete që kanë krijuar lehtësira për sektorin privat.
Me qëllim të përkrahjes së këtij sektori Hamza tha se është themeluar Fondi për Garantimin e Kredive, e qe shuma e tij pritet të arrijë deri në 100 milionë euro.
-
Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besuara e identifikimit elektronik
-
Kosova përfiton mbi 200 mln €, por rrezikon të humbë gati aq deri në fund të vitit
-
Kurti: Janë miratuar 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së për Kosovën
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
Hamza: Bizneset që investojnë dhe hapin vende pune do ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit