Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për humbjen e jetëve si pasojë e zjarreve që kapluan një pjesë të Athinës.
Thaçi ndërkaq ka thënë se Kosova është e gatshme të ndihmojë Greqinë.
“I prekur thellë nga humbjet e jetëve pas shpërthimit të zjarreve në rajonin e Athinës, në Greqi. Janë të tmerrshme dëshmitë për viktimat, por të japin zemër lajmet për heroizmat e zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve. Kosova solidarizohet me fqinjët tanë dhe është e gatshme të ndihmojë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Artikuj të ngjashëm