Raporti vjetor i Open Data Inventory (ODIN 2017) për shpërndarjen e statistikave zyrtare në format të hapur në nivel bote dhe ndarjeje kontinentale, e ka renditur Kosovën në vendin e 68-të në nivel bote dhe në vendin e 8-të në nivel të Evropës Jugore.
Agjencia e Statistikave të Kosovës thotë se në tri fushat e anketuara, Kosova paraqitet të ketë bërë progres mjaft të madh në shpërndarjen e të dhënave statistikore në format të hapur, krahasuar me vitin 2016, si në nivel bote e 68-ta (që ishte e 82-ta në rend), ashtu edhe në nivel të Evropës Jugore e 8-ta (që ishte e 12-ta në rend).
Nga vendet e Evropës Jugore, në ODIN 2017, ASK thotë se Kosova lë pas Kroacinë, Maltën, Malin e Zi, Serbinë, Bonjë e Hercegovinën dhe Andorrën.
Në vlerësimet e agreguara të Raportit vjetor ODIN 2017 janë përfshirë 21 kategori dhe 10 elemente, që karakterizojnë tri fusha kryesore të vlerësimit - statistikat sociale, statistikat ekonomike dhe statistikat e mjedisit. Kurse, rezultatet janë të ndara në një shkallë nga 0 në 100. Në këtë vlerësim janë paraqitur 180 vende të botës, përfshirë edhe shumicën e vendeve të OECD-së.
(Shih renditjen në nivel bote në këtë link)
është i vetmi vlerësim i mbulueshmërisë dhe qasjes së hapur i të dhënave në ueb-faqet e mirëmbajtura nga Zyrat Kombëtare të Statistikave.
Edhe
Policia: Kosova, vendi me nivelin më të ulët të krimit në Ballkanin Perëndimor
Pas vlerësimit pozitiv ndërkombëtar të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes Raportit “Peer Review 2017”, ky është edhe një vlerësim jashtëzakonisht pozitiv për Kosovën në përgjithësi dhe për ASK-në në veçanti.
Për më shumë informata lidhur me Raportin ODIN 2017 vetëm për Kosovën, vizitoni KËTË LINK.
-
Skadon afati për raportim për reformat nga Plani i Rritjes, Kosova ka humbur shumë para – pyetja është sa
-
Pesë shtete të BE-së propozojnë modelin e anëtarësimit “hap pas hapi” për Ballkanin Perëndimor
-
Pushteti sheh gjëra pozitive në raportin ku Kosova doli e dyta në Evropë për nga varfëria
-
Kosova e dyta për varfëri në Evropë, Murati: Kemi përparim, në qeverisjet e kaluara ishim të fundit