Në takimin e Komitetit ad hoc për anëtarësime pranë Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, të mbajtur sot në Paris, është arritur konsensusi për të rekomanduar avancimin e statusit të Kosovës nga anëtari vëzhgues në atë të anëtarit asociues, njofton kumtesa .
Këtij konsensusi i janë bashkuar edhe shtete jo-njohëse, që patën shprehur rezerva, duke kërkuar sqarime shtesë mbi disa elemente të dosjes së Kosovës në takimin e kaluar të këtij komiteti, transmeton Koha.net.
Etapa e radhës është konfirmimi i ndryshimit të statusit në Samitin e Erevanit, në nivel të krerëve të shteteve.
Artikuj të ngjashëm
-
Pacolli: Kosova ngrihet në status në Organizatën ndërkombëtare e Frankofonisë
-
Kosovës i pranohet kërkesa për ngritje të statusit të vendit të asocuar në Frankofoni
-
Osmani në Francë: Kosova e përkushtuar për fuqizim të pozitës ndërkombëtare
-
Kosova merr statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
-
Reagimet për kalimin e hapit të parë të Kosovës drejt anëtarësimit në KiE